Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Vladimir Gjutën

470
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj Vladimir Gjutës. Gjuta akuzohet për thyerje të masës së sigurisë arrest shtëpie që gjykata kishte vendosur ndaj tij dhe për dhunë në familje. Disa ditë më parë 40-vjeçari u denoncua për dhunë në familje nga babai i tij i moshuar. Referuar kallëzimit të Ferit Gjutës, depozituar në Komisariatin nr. 5 të Kamzës, mësohet se i moshuari ka rrëfyer për një dhunë të pashoqe që i biri kishte ushtruar sistematikisht ndaj tij.
Policia dyshon se Vladimir Gjuta, pronar i disa bizneseve në Tiranë, vuan nga probleme mendore. Prej fillimmajit, kur u lirua nga paraburgimi, ai thyente urdhrin e mbrojtjes dhe i shkonte në banesë të atit, duke e rrahur, ndonëse për vete ndodhej nën masën “arrest me burg”, masë e dhënë nga Gjykata e Kukësit. Por pak ditë më vonë i moshuari ka tërhequr denoncimin duke e cilësuar gjithçka një keqkuptim.
Vladimir Gjuta u arrestua qershorin e vitit të kaluar, bashkë me nipin e tij Baftjar Bruka, me akuzën e organizatorit të vendosjes së tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Por më 5 maj u lirua nga burgu për mungesë provash. Ai vuajti një dënim vetëm për armëmbajtje pa leje dhe shpërthimet e tritolit në farmacinë e babait të ministrit kanë mbetur ende pa autor.
Sigal