Ankohen pushuesit në Borsh, dy orë pa energji elektrike

263
Mungesa e energjisë elektrike në zonat turistike të vendit vijon. Pas ankesave të pushuesve në Dhërmi dhe Himarë pak ditë më parë, janë të shumtë ata që ankohen se e njëjta situatë paraqitet edhe në Borsh. Banorët dhe pushuesit atje raportojnë se prej dy orësh mungon energjia elektrike, ndërkohë që nuk dihen arsyet. Nga ana tjetër bizneset dhe pronarët e banesave në fshatin turistik ankohen se nga mungesa e herëpashershme e energjisë elektrike, pushuesit po largohen.