Anjeza Shabani-gjykatës: Ju lutem më lironi, fëmija im ka nevojë për mua

504
Edukatorja-pronare e kopshtit të palicencuar “Diren”, Anjeza Shabani i është lutur gjykatës që ta lirojë nga burgu gjatë seancës së sotme. “Ju lutem më lironi, jam nënë me fëmijë dhe fëmija im ka nevojë për mua”, ka thënë ajo me lot në sy. Gjykata gjithsesi ka vendosur masën e arrestit me burg për të. Ajo në seancë është munduar të justifikohet për veprimet që u panë në media nga materiali filmik, me faktin se i kishte dalë situata nga kontrolli. Shabani u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë, e cila nisi hetimet pas videos të publikuar në media ku dukej teksa dhunonte fëmijën 3 -vjeçar.
Sigal