Angli, shqiptari ther me thikë bashkëkombësen në Londër

119
Një shqiptar 31-vjeçar është arrestuar në Islington të Anglisë, për vrasjen e një vajze të re. Arben Rexha, 31 vjeç , rezident në Angli është akuzuar se vrau shtetasen Elidona Demiraj, 25 vjec në një apartament në apartament në Islington, Londër.

Arben Rexha pritet të paraqitet sot në Gjykatën e Magjistraturës Highbury nën akuzën e vrasjes së vajzës 25-vjeçare pranë City Road, të dielën (31 janar). Elidona Demiraj u gjet me një plagë në fyt të shkaktuar nga një armë e ftohtë, tip thikë. Vajza vdiq në vendin e ngjarjes.
Elidona kishte rreth dy muaj që jetonte në një bllok pallatesh në rrugën ‘Graham’. Nga hetimet e policisë, dyshohet se 31-vjeçari dhe vajza njiheshin me njëri-tjetrin. Policia londineze e arrestoi menjëherë në vendngjarje shqiptarin. Në një intervistë për mediat lokale, fqinjët e viktimës u shprehën të shokuar. Një britanike 49-vjeçare tha se para se të ndodhte krimi, ajo e kishte ftuar për një kafe 25-vjeçaren shqiptare, por kjo e fundit nuk kishte preferuar të dilte nga banesa. mMë pas fqinja deklaroi se kishte dëgjuar britmat e 25-vjeçares Elidona Demiraj në momentin e vrasjes.