Angli, rrëmbyen bashkëkombasin, pranga 5 shqiptarëve, mes tyre dhe pengu

553
Policia britanike ka arrestuar 5 shtetas shqiptarë pasi akuzohen për rrëmbimin e një 19-vjeçari, bashkëkombasi i tyre. Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit të kaluar në rrugën Brighton.
Saimir Nezaj 24 vjeç dhe Ilir Hasa 24 vjeç u arrestuan për komplot të rrëmbimit të 19-vjecarit shqiptar, të njohur si Tony Kurt. Po ashtu u arrestuan edhe Gazmend Mula dhe Redon Sadria, të cilët pranuan komplotin për rrëmbimin e Tony Kurt.
Në prangat e policisë ka rënë edhe shtetasi i rrëmbyer, Ardit Murataj i njohur si Tony Kurt.
Ilir Hasa u dënua me 8 vjet burg pas u shpall fajtor për konspiracion të rrëmbimit
Saimir Nezaj u dënua me 11 vite e 6 muaj burg
Redon Sadria do të vuajë në burgjet britanike 2 vite e 6 muaj burgim për zotërim kokaine dhe ekstazie.
Gazmend Mula u dënua me 10 vjet burg, pasi ai pranoi komplotin e rrëmbimit dhe mbajtës drog
Ardi Murataj, i cili ishte personi i rrëmbyer, Gjykata e dënoi atë me 2 vite e 6 muaj purg, pasi pranoi akuzat për mbajtje kokaine me qëllim shitjen.
Sigal