Angli, ja si kopshtar shqiptar i kanabisit justifikohet para gjyqit

494
Si shumë shqiptarë të tjerë, ai kishte shkuar në Britani të Madhe për një jetë më të mirë. Por gjërat morën një tjetër rrjedhë. Sapo kishte mbërritur në Angli, ai u sistemua në një banesë, në të cilën nisi të kultivonte kanabis. Rashat Haxhiu 21 vjeç u arrestua nga policia pasi u zbulua aktiviteti kriminal në banesën e tij në Dipton, Durham.

Kanë qenë banorët që njoftuan policisë pas shqetësimeve që kishin patur nga era e kanabisit. 21-vjeçarit ju gjetën në banesë 281 bimë narkotike kanabis me vlerë 126 mijë stërlina. Në momentin kur policia trokiti në derën e Rashat Haxhiut, ai u tha se ishte një shtetas italian. Por ky pretendim i tij ra menjëherë pasi autoritetet i gjetën pasaportën shqiptare. I riu nga Shqipëria pranoi krimin dhe tha se kishte kultivuar kanabis për të patur më shumë të ardhura. Rashat Haxhiu pohoi gjithashtu se kishte paguar 7 mijë stërlina për të shkuar ilegalisht në Angli, i fshehur në pjesën e pasme të një kamioni. Gjykata e dënoi atë me 2 vite burgim dhe pas përfundimit të dënimit do të dëbohet në Shqipëri.
Sigal