Angli/ E vrau gruan se rrinte në Facebook, shqiptari shpallet fajtor

67
Një gjykatë britanike ka shpallur fajtor 40-vjeçarin shqiptar, Agimi Isaku, i cili vrau bashkëshortene tij. Shqiptari e mbyti bashkëshorten, Elife Beqa, 33 vjeç, për shkak të xhelozisë, pasi ajo fliste shpesh në Facebook. Fillimisht Isaku e detyroi gruan të braktiste punën, ndërsa më vonë e dhunonte. Ngjarja ndodhi në 13 gusht të vitit të shkuar. Policinë e njoftoi vetë autori i krimit, duke thënë thjesht që gruaja e tij kishte vdekur, por pa dhënë shpjegime të tjera. Policia mbërriti në banesë dhe gjeti 33-vjeçaren të shtrirë përtokë dhe me shenja dhune në trup. Çifti ishte njohur kohë më parë përmes miqve të tyre të përbashkët.