Angli, 40-vjeçari shqiptar akuzohet për vrasjen e bashkëkombëses, s’dihen shkaqet

455
Një 40¬-vjeçar shqiptar, emigrant në Londër ka dalë dje përpara gjykatës me akuzën e vrasjes së një gruaja shqiptare. Mediat angleze raportojnë se shtetasi Agim Isaku doli të premten përpara gjykatës Uxbridge Magistrates si akuzuar për vrasjen e shtetases Elife Beqa. Për të akuzuarin, gjykata vendosi qëndrimin në burg, ndërkohë që vijojnë hetimet. “Isakun do të dalë përpara gjykatës së krimeve të rënda Old Bailey në Londër”, shkruan “getwestlondon”.

Nuk ka ende të dhëna për motivet e vrasjes. Gruaja u gjet pa ndjenja, kur policia mori një telefonatë më 13 gusht. Ajo ishte në banesën e të akuzuarit në atë kohë dhe humbi jetën ndërkohë që transportohej në spital. “Ngjarja ndodhi 1 ditë përpara 40¬vjetorit të Isakut. Në seancën gjyqësore të 18 gushtit policia pritet ti paraqesë gjykatës të dhëna shtesë se cila ishte lidhja mes autorit të ngjarjes dhe viktimës përfshi rrethanat e humbjes së jetës”, shkruan gazeta.
Sigal