Ambulanca përfundon në kanal

507
Sigal

Një ambulancë raportohet të ketë rënë paraditen e sotme në kanal, në Maminas të Durrësit. Siç duket nga fotoja, ambulanca është përmbysur në anë të rrugës.

Ende nuk raportohet për të lënduar, apo edhe nëse gjatë momentit të aksidentit brenda saj mjeti transportonte pacientë.

Dyshohet se bëhet fjalë vetëm për dëmtime të vogla materiale, ndërsa ende nuk dihet shkaku i aksidentit.