Aleksandër Dushaj lihet në burg, kërkon falje para trupit gjykues

415
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleksandër Dushajn i cili vrau më 2 janar 2 vëllezërit Shkami në fshatin Drisht të Shkodrës.
Ndryshe nga rrëfimi i tij në prokurori dhe në Polici, Dushaj është penduar në sallën e gjyqit dhe ka kërkuar falje para trupit gjykues. Por gjithashtu ai ka deklaruar se Skënder Shkami e ka kërcënuar pasi ishte kundër krushqisë ndaj edhe ai e ka kryer këtë veprim. Në seancë është vënë re mungesa e familjarëve të Dushajt.
30-vjeçari Aleksandër Dushaj, kreu krimin e rëndë në ditën e dytë të vitit të ri duke qëlluar me automatik mbi Abdulla (60) dhe Skënder Shkamin (50), pasi këta nuk pranuan që të fejohej me vajzën tyre.
Sigal