ALARMI/ Trafikantët e drogës mbysin Anglinë, 3-fishohet numri i shqiptarëve në burgje

511
Shtimi i bandave të drogës nga Shqipëria ka trefishuar edhe numrin e kriminelëve në burgjet britanike.
Shifrat e frikshme publikohen nga Ministria e Drejtësisë së Britanisë së Madhe dhe tregojnë se 726 shkelës të ligjit (trafikantë droge) nga Shqipëria përfunduan pas hekurave vitin e kaluar, krahasuar me 267 në vitin 2013.
Shumë prej tyre janë dënuar për vrasje, drogë, abuzime seksuale, pastrim parash, kontrabandë të qenieve njerëzore dhe kërcënime me vdekje.
Shqiptarët tani përbëjnë grupin e tretë më të madh të huaj të të burgosurve në Angli dhe Uells, pas kriminelëve irlandezë dhe polakë, me një kosto prej rreth 53 milionë paundësh për tatimpaguesit, siç shkruan “Daily Mail”.
Referuar të njetave të dhëna, “Daily Mail” shkruan se të paktën 321 të burgosur ndodhen pas hekurave pasi janë kapur me drogë, duke lënë pas, Xhamajkën me (122) dhe Poloninë me (85).
Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka paralajmëruar se bandat e trafikantëve shqiptarë të drogës janë ktheyr “në një kërcënim të madh”, duke përdorur taktika gjithnjë e më të pamëshirshme për të mbrojtur biznesin e tyre.
Grupet e krimit të organizuar nga Shqipëria, shtet i cili ka një popullsi prej vetëm 2.9 milion, tani kanë ndikim të madh edhe me furnizimin me kokainë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Deputeti laburist David Hanson, njëherësh anëtar i komitetit të drejtësisë, tha se ishte një ‘masë suksesi’ që gangsterët shqiptarë po kapeshin dhe burgoheshin.
Por ai shtoi se: “Është e rëndësishme që qeveria të gjejë një mekanizëm që shqiptarët ta vuajnë dënimin në Shqipëri. Jemi në një periudhë mbipopullimi, është e domosdoshme që të largohen drejt vendit të origjinës”.
Vitin e kaluar, “Daily Mail” raportoi se policia po përballej me një valë të krimit shqiptar, ku rreth 50 persona arrestoheshin çdo javë.


Sigal