Sigal

Tre burra kanë tentuar ti japin fund jetës së tyre. Të tre burrat, mësohet se e kanë tentuar vetëflijimin, duke u vetëhelmuar.

Ndër tre rastet, njëri në Tiranë, nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa dy të tjerët, në Mirditë e Shkodër, falë ndihmës mjekësore, në kohë, kanë mundur të shpëtojnë

Komisariati i Policisë Nr. 4, Tiranë

Më datë 04. 09. 2018, në reaminacion ka vdekur shtetasi A. M., vjeç 49, banues në Berat. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur si pasojë e vetëkonsumimit të një lënde helmuese. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 04. 09. 2018, në fshatin Katund i Vjetër, Rrubik, është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi K. P., vjeç 46, banues në Rrubik, i cili ndodhet në spitalin nën kujdesin e mjekeve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Neni 99/22 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 04. 09. 2018, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi Sh. H., vjeç 79, banues në Shkodër, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim.