Akuzohet për vepra të turpshme me të miturën, pranga 25-vjeçarit në Korçë

578
Një 25-vjeçar nga qyteti i Korçës është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kryer vepra të turpshme me një të mitur.
Ngjarja e rëndë është regjistruar disa ditë më parë në qytetin e Korçës, ku sipas burimeve nga policia, shtetasi Xhevat G., 25 vjeç, banues në Korçë, ka kryer vepra të turpshme në banesën e 12-vjeçares.
Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga 12-vjeçarja në komisariatin e Korçës. Sakaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë së Korçës.
Sigal