Akuza: Rrëzoni gjykimin e shkurtuar ndaj Xhuvanit, duam burg përjetë

423
Prokuroria nuk tërhiqet nga dënimi me burgim të përjetshëm të Kostandin Xhuvanit, djalit të ish-deputetetes së Partisë Socialiste Luiza Xhuvani. 25-vjeçari akuzohet nga prokuroria për 4 vrasje dhe për këtë krim ai është dënuar me 35 vite burg, ndërkohë që këtë dënim e ka marrë falë, pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Tiranës.
Mirëpo Prokuroria e Apelit nuk është dakort me pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo që i shmang dënimin me burgim të përjetshëm. Apeli ka vendosur t’i drejtohet me një rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar që kjo gjykatë të rrëzojë kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe të shpallë fajtor Xhuvanin me burgim të përjetshëm. Kostandin Xhuvani u dënuan atë me 35 vjet burg. Ai është autori i 4 vrasjeve në rrugën e Elbasanit, në lokalin Ant Grand. Viktimat e tij janë Edison Jaho, Enea Xhaja, Arbër Demiraj dhe Gianpaolo Azola.
Sigal