Akuza kërkoi 18 për vrasje, pret damarët e fytit në qeli

456
Sigal

Ngjarja dje në Burgun 302 në Tiranë. Nik Llakaj akuzohet për një vrasje të kryer në 20 prill

Një i burgosur ka tentuar të vrasë veten në qelinë e Burgut 302 në Tiranë. Mësohet se Nik Llakaj ka prerë damarët në fyt e duar dhe është gjetur i mbytur në gjak nga punonjësi të sigurisë së burgut. Menjëherë në gjendje kritike ai është dërguar në spitalin e burgut ku dhe iu dha ndihma e shpejtë. Nik Llakaj akuzohet për vrasjen e Ervin Medinit më 29 prill të këtij viti. Llakaj pretendon se është dënuar me pa të drejtë. Ngjarja është konfirmuar edhe nga Drejtoria e Burgjeve, sipas të cilës motivi i tentativës për vetëvrasje, ka qenë pretenca e prokurorisë për dënim të tij me 18 vjet burg. “Nuk e vrava unë Ervin Merdinin. Ndoshta ka rënë nga biçikleta. Kishim një konflikt, por s’e kam qëlluar”. Kështu ka deklaruar në gjykatë në muajin maj, Nik Llakaj, i cili akuzohet se më 29 prill ka qëlluar me thikë ndaj 27-vjeçarit Merdini, fqinj me njëri-tjetrin.

VRASJA

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 29 prillit, të këtij viti, në rrugën “Jashar Erebara” në Tiranë. I ndjeri para disa kohësh kishte kaluar në gjendje depresive. Motivi i sherrit ka qenë tepër banal. Pasditen e 29 prillit, ata janë ndeshur sërish në rrugë, ku viktima ka qenë duke lëvizur me biçikletë. Zënka mes palëve është rigjeneruar sërish, duke degjeneruar deri në vrasjen e 27-vjeçarit. Burimet thonë se fillimisht kundërshtarët kanë shkëmbyer fjalë fyese me njëri-tjetrin. Në gjaknxehtësi e sipër, Llakaj e ka qëlluar me thikë, direkt në zemër, duke i çarë aortën. Pas kësaj autori i dyshuar i krimit, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke e lënë viktimën të varur në biçikletë.

***

Gjendet i pajetë në banesë shefi i personelit në burgun e Drenovës

KORÇË- Mëngjesin e djeshëm, shefi i personelit të burgut të sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës Dritan Jashari është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e të afërmve të tij në lagjen numër 6 të qytetit juglindor. Burime të policisë lokale bëjnë me dije se kanë qenë familjarët ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të të riut Dritan Jashari 33-vjeç dhe kanë njoftuar edhe policinë.  Mësohet se 33-vjeçari banonte në qytetin e Ersekës, por pasditen e së mërkurës ka vendosur të qëndrojë tek të afërmit e tij ku edhe ka ndërruar jetë. Sipas policisë nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 33-vjeçarit çka bën të mendohet për një vdekje natyrale. Vetë familjarët e 33-vjeçarit Jashari kanë pohuar se 33 vjeçari kohët e fundit kishte probleme kardiake dhe me frymëmarrjen për shkak të mbipeshës. Dritan Jashari mbante postin e shefit të personelit në një prej burgjeve më të rëndësishme në vend, në atë të Drenovës. Me herët 33-vjeçari ka qenë zëvendëskryetar i bashkisë Ersekë, ndërsa para arratisjes spektakolare të 7 të dënuarve në burgun e Drenovës u vendos si zëvendësdrejtor në këtë burg.