Sigal

Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në Burrel, ku si pasojë e daljes nga rruga një automjet ka përfunduar në humnerë, ndërsa mësohet se ka humbur jetën një persona.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit të Shkopetit, ku viktimë ka mbetur drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet K.B. 50 vjeç, banues në Ulëz.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa ende nuk ka një deklaratë zyrtare.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Burrel – Skuraj , në dalje të tunelit të Shkopetit, mjeti tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.B. 50 vjeç, banues në Ulëz, ka dalë nga rruga duke rënë në greminë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në mjet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.