Aksioni për ujin, 900 subjekte private të kontrolluara, 15 të shoqëruar në Tiranë

504
Sigal

Në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës ka vijuar puna për disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm duke ndërprerë lidhjet e paligjshme si dhe për nënshkrimin e aktmarrëveshjeve me UKT për detyrimet e prapambetura.

aksioni per ujin (1)

Janë 15 Grupe Task-Force, të cilat me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, përfaqësuesve të Drejtorisë së Taksave dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, kanë bërë verifikimin në 900 subjekte private, ku kanë konstatuar e shoqëruar 15 persona, kryesisht për lidhje të jashtëligjshme dhe ndërhyrje në ujëmatës.

aksioni per ujin (5)

Kur kanë mbetur edhe 14 ditë nga afati i lënë në dispozicion të konsumatorëve familjarë për të formalizuar lidhjet e tyre apo për të lidhur aktmarrëveshje për detyrimet e prapambetura, një numër i konsiderueshëm qytetarësh i janë drejtuar sporteleve të UKT. Vetëm në këto 10 ditë, janë nënshkruar 300 aktmarrëveshje.

aksioni per ujin (4)

Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje konsumatorëve familjarë që të përfitojnë nga afati deri më 28 shkurt, për të lidhur kontratat e rregullta me UKT-në dhe për të nënshkruar akt-marrëveshje për pagesat e prapambetura, duke përfituar nga skema e pagesës me këste. Nga 1 marsi, do të vijojnë verifikimet edhe te konsumatorët familjarë.