Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është drejtuar ambienteve të Prokurorisë së Përgjithshme mëngjesin e sotëm, për të zhvilluar një takim me kryeprokuroren Arta Marku.
Mësohet se temë kryesore e takimit që ka nisur në orën 09:30 dhe ka zgjatur plot 30 minuta, ka qenë forcimi i bashkëpunimit mes strukturave për goditjen e 45 grupeve kriminale që veprojnë në vend.
Në përfundim të takimit, ministri Xhafaj nuk ka preferuar të bëjë komente, por u ka thënë gazetarëve të pranishëm: “Kini durim!”.
Vetë ministri Xhafaj tha në emisionin “Studio e hapur” në “News24” dy ditë më parë se deri më tani në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë goditur dy grupe kriminale, në Fier dhe Shkodër.