Aksione anti-kanabis, asgjësohen mbi 13.000 bimë narkotike

438
Në vijim të punës për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar në disa zona të vendit, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 13.255 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa. Konkretisht, në vendin e quajtur “Pylli i lumit” në fshatin Adë, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 1520 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.
Në vendin e quajtur “Çezma” në fshatin Drenovë, Mallakastër, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 15 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa. Në vendin e quajtur “Përroi i Madh” në fshatin Drenovë, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 270 bimë narkotike. Në kufirin ndarës të fshatrave Luar dhe Mbërës, Rroskovec, në një sipëfaqe të pyllëzuar, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 75 bimë narkotike.
Vijon aksioni anti-drogë në Lezhë dhe Kurbin ku u asgjësuan me anë të djegies 1205 bimë narkotike të kultivuara në 7 parcela. Në Lezhë, në fshatin Gjashë i Vjetër, në një terren me pisha u konstatuan dhe asgjësuan me anë të djegies 235 bimë narkotike. Në Kurbin, në fshatin Gërnac, u konstatuan dhe asgjësuan me anë të djegies 970 bimë narkotike të kultivuara në 6 parcela.
Në Pukë, në fshatin Rras të Gjegjanit, janë asgjësuar 6.000 bimë kanabis sativa. Lënda narkotike arrinte me gjatësi 80-180 centimetra dhe ishte kultivuar në 5 parcela. Policia ka konstatuar edhe dëmtim të sipërfaqes pyjore nga persona të paidentifikuar të cilët janë shpallur në kërkim.
Policia e Krujës ka asgjësuar me anë të djegies 3.200 bimë narkotike kanabis sativa në vendin e quajtur “Grykë Shkallë” dhe “Shtrati i Lumit Gjolë”.
Bimët narkotike ishin të kultivuara në disa parcela dhe policia ka bërë të ditur se ka shpallur në kërkim kultivuesit dhe se po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Po ashtu, policia e Durrësit ka asgjësuar 970 bimë narkotike në Ishëm në vendin e quajtur “Përroi i Bizës” dhe “Pylli i Bizës”. Edhe në këtë rast kultivuesit janë shpallur në kërkim. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal