Aksion në Janinë, polaku kapet me 41 kg marijuanë në kufirin Greqi-Shqipëri

475
Një shtetas polak është arrestuar nga policia greke ditën e sotme, pasi është kapur pranë kufirit me Shqipërinë, duke transportuar lëndë narkotike. 43-vjeçari u ndalua në rrugën periferike të Janinës, teksa po udhëtonte me makinë e tij.
Mësohet se policia greke e ndoqi polakun nga kufiri i gjelbër, pas sinjaleve të marra.
Nga kontrolli i ushtruar në makinën e tij, policia ka gjetur 2 çanta që përmbanin 8 pako me 41 kg 450 gram marijuanë.
Policia greke vuri në pranga drejtuesin e mjetit, shtetasin polak 43-vjeç, të cilit iu sekuestruan edhe 2 celularë dhe 90 euro.
Sigal