Aksion i gjerë policor në Dibër, 5 të arrestuar. Parandalohet vrasja për borxhin

Policia e Dibrës ka vënë në pranga 5 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për një serë akuzash, që nga konflikti me armë zjarri, deri tek vjedhjet dhe tregtimi i lëndëve narkotike.

Ndërkohë, mes të arrestuarve është dhe një person që akuzohet se është konfliktuar me armë me një person që i kishte një shumë lekësh borxh.

NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë 24 orëve të fundit janë zbardhen 6 vjedhje, si dhe është goditur një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Janë arrestuar 5 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Për këto ngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, armë zjarri, automjete, motorçikleta, lëndë narkotike e bimë narkotike të kultivuara.

PARANDALOHET KONFLIKTI ME ARME
Më konkretisht: Policia e Dibrës ka marrë informacion në rrugë policore për një konflikt të ndodhur në orët e mbasdites midis dy personave në fshatin Shumbat, njësia Sllovë, konflikt i cili po përshkallëzohej në orët e mbrëmjes, ku njëra palë në konflikt kishte një armë zjarri automatik kallashnikov me vete.
Shërbimet e policisë kanë ndërhyrë në kohë ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Jetmir Kade, 35 vjeç, banues në fshatin Shumbat, njësia Sllovë.
Ky shtetas ishte konfliktuar në orët e mbasdites me shtetasin A.D, për një sasi lekësh rreth 9 mijë lekë që ky i fundit ja kishte borxh.
Konflikti ishte përshkallëzuar në ofendime e kërcënime në orët e mbrëmjes, ku shtetasi Jetmir Kade, kishte marrë armën e zjarrit, ku dyshohet se ka qëlluar në ajër para banesës së tij dhe më pas kishte shkuar rreth 300 metra larg banesës për tu sqaruar me shtetasin A.D.
Ndërhyrja në kohë e Policisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

SHKATERROHET BANDA E HAJDUTEVE
Po si rezultat i punës profesionale të bërë nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 6 raste të vjedhjes së pronës, ku për 4 raste janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura. Konkretisht në vijim të operacionit të nisur tre ditë më parë ku u arrestua me iniciativën e Policisë një prej autorëve Edison Çuku, 23 vjeç, banues Dobrovë, Peshkopi (i dënuar më parë për vjedhje), ku ndaj tij Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Dibër është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Gentjan Ismaili, 22 vjeç, banues në njësinë administrative Melan, Dibër (i dënuar më parë për vjedhje).

Për këta dy shtetas nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit është dokumentuar me prova ligjore autorësia e 6 rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë, të cilat i kanë pranuar edhe vetë pas arrestimit të tyre.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur 2 automjete, 2 motorçikleta, një banesë dhe një kopësht fëmijësh, konkretisht:

Dy shtetasit e lartëpërmendur, të dënuar më parë për vjedhje, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në periudha të ndryshme kohore kanë kryer vjedhjet si më poshtë:
Më datë 02.12.2016, në qytetin e Peshkopisë kanë vjedhur banesën e shtetasit me inicialet S.R.
Më datë 12.08.2017, në Peshkopi, kanë vjedhur automjetin tip “Volksëagen Sharon”, në pronësi të shtetasit me inicialet S.Gj.
Më datë 15.08.2017, në Peshkopi, kanë vjedhur një motorçikletë tip “Honda”, në pronësi të shtetasit me inicialet A.P.

Më datë 09.09.2017, në Peshkopi, kanë vjedhur automjetin tip “Mercedez Benz”,në pronësi të shtetasit me inicialet R.M.
Më datë 09.10.2017, kanë vjedhur Kopshtin nr 1 në qytetin e Peshkopisë.
Më datë 13.10.2017, në Tiranë kanë vjedhur një motoçikletë në pronësi të shtetasit A.M.
Gjithashtu në kuadër të punës për kapjen e personave në kërkim nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është kapur personi në kërkim me inicialet:
F.Ç, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.
Gjithashtu në drejtim të evidentimit dhe goditjes së rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, të atyre që tentojnë ta shpërndajnë në afërsi të shkollave apo në lokale nate, është goditur një tjetër rast gjatë ditës së djeshme, si dhe gjatë ditëve të fundit janë goditur edhe dy rate po të ngjashme, ku personat e arrestuar kultivonin bimë narkotike në numër të vogël dhe lëndën e prodhuar tentonin ta shpërndanin në doza të vogla.

SEKUESTROHET DROGE
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Dibër në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatit të Policisë Dibër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
Imer Lamallari, 50 vjeç, banues në fshatin Vasie, njësia administrative Kala e Dodës-Dibër
Si dhe kanë shpallur në kërkim djalin i tij shtetasin me inicialet V.L, 26 vjeç, banues në fshatin Vasie, njësia administrative Kala e Dodës-Dibër, pasi:
Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë në ambjentet para banesës së tij i’u gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, si dhe në stallën e bagëtive i’u gjet një fuçi plastike me bimë të thara e dyshuar narkotike canabis sativa, me peshë 3 kilogram e 30 gramë e cila u sekuestra në cilësinë e provës materiale. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, do të vijojë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, dhe në këtë kuadër fton të gjithë banorët e qarkut Dibër të telefonojnë në numrin pa pagesë 129, apo të kontaktojnë me cilin do punonjës policie apo drejtues policie për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë, duke ju garantuar ruajtijen e anonimait dhe reagimin e shpejtë e të ashpër ndaj shkelësve të ligjit.