Aksidenton për vdekje 55-vjeçarin në Shkozet-Shijak, në kërkim shoferi

483
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur dje në rrugën Shkozet-Shijak. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet DH.V, 55 vjeç është aksidentuar nga një automjet teksa udhëtonte me një biçikletë.
Fill pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.10.2017, në rrugën Shkozet-Shijak, përballë nje karburanti, shtetasi DH.V, vjeç 55, banues në Durrës, duke lëvizur me biçikletë, është aksidentuar me vdekje, nga një mjet i larguar nga vendi i aksidentit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 290/3 e 273 të Kodit Penal.
Sigal