Aksidenton 78-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i mjetit

438
Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji është regjistruar një aksident me një të plagosur rëndë. Mësohet se Nefail Rama, 45 vjeç, banues në Gramsh duke drejtuar mjetin e tij tip “Audi A4 ”, me targa AA 087 KU, ka aksidentuar këmbësorin, S.Ll, 78 vjeç, banues në Elbasan. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sigal