Aksidentoi me vdekje 5 të rinj, gjykata e dënon me 12 vjet burg

470
Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 12 vite burgim Prend Ndreca, i akuzuar për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e 5 maturantëve.
Ngjarja ndodhi më 22 tetor 2013 në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, kur kamioni që drejtonte Ndreca u përplas me makinën e të rinjve që ktheheshin pas një feste mature.
Prokuroria, në konkluzionet përfundimtare kërkoi dënimin e të pandehurit me 18 vite burgim.
“Automjeti kamion « Man » me targa PU 1463 A, drejtuar nga i pandehuri Prend Ndreca me drejtim lëvizje KryeBushat- Tiranë është përplasur me automjetin BMW me targa SH 1818 E, me drejtim lëvizje Tiranë-Shkodër drejtuar nga shtetasi Osman Meraja”- thuhet ne dosjen e akuzes.
Si pasojë kanë vdekur shtetasit Osman Meraja, Rael Duli, Xheni Anamali, Orlend Mreca dhe Ledio Pinari, të cilët udhëtonin në mjetin BMW.
Sigal