Aksidentoi me karrocë 55-vjeçaren, pranga të riut në Korçë

550
Një 33-vjeçar ka rënë në pranga, pasi aksidentoi me karrocën e tij një 55-vjeçare. Ngjarja në fjalë ndodhi në aksin rrugor Korçë-Ravonik. 

Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se Emiljano Nure, teksa drejtonte një karrocë të tërhequr me kalë ka aksidentuar shtetasen me inicialet N.T, banuese në Korçë, e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Korçës aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Sigal