Aksidentoi fëmijën 3 vjeç, Franko Otobashi pranon se ishte i droguar

469
Në polici 21 vjeçari tregoi se kishte përdorur hashash dhe nuk kishte kuptuar sesi makina i kishte dalë jashtë kontrollit. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Freskut, në Tiranë. Fëmija sapo kishte dalë nga një market bashkë me familjen e saj dhe po ecte në trotuar. Në atë moment makina ka hipur në trotuar duke lënë të vdekur fëmijën. “Nuk e di se si ndodhi që më iku timoni në një moment. E humba drejtimin e makinës. Por aty ku po kalonin personat që përplasa, ndodhet një mur që më pengoi pamjen dhe nuk i kam parë që ishin aty. Jam edhe vetë i tronditur nga ajo që kam bërë”, ka thënë Otobashi në polici.
Sigal