Aksidentohet për vdekje këmbësori në Ardenicë, mjeti largohet nga vendngjarja

490
Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ardenicë, në aksin rrugor Lushnje-Fier. Një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor dhe u largua nga vendngjarja.
Viktima është Kimet Hoxha, 72 vjeç, banues në fshatin Ardenicë dhe u aksidentua nga një mjet ende i paidentifikuar. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit si dhe për kapjen e autorit.

Njoftimi i policise:
Në datën 05.09.2017, rreth orës 05:40, në autostradën Fier-Lushnje, në fshatin Ardenicë, Lushnje, afër rotondos së Kolonjës, është aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Kimet Hoxha, 72 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, i cili ishte duke ecur në këmbë.
Mjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe të personit që e drejtonte si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal