Aksidentohet për vdekje kalimtarja në autostradën Tiranë-Durrës

434
Një kalimtare është përplasur për vdekje nga një automjet në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë në vendin e quajtur ”Mbikalimi i serave”, ndërsa trupi i pajetë i gruas është gjetur në cep të rrugës nga policia. Mësohet se mjetet tip kamion me targë 03-982 DC dhe AA 718 LL, kanë aksidentuar për vdekje këmbësoren, identifikimi i të cilës nuk është bërë ende i ditur. Blutë e Durrësit së bashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin e viktimës si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Burime në vendngjarje kanë deklaruar për mediat  se trupi i të ndjerës ishte tejet i dëmtuar. Viktima është copëtuar nga gjymtyrët në këtë aksident dhe policia në vendngjarje tha se identifikimi i të ndjerës bëhet shumë i vështirë pasi nuk u gjetën mjete identifikimi.
Sigal