Aksidentohet patrulla e policisë në Tiranë, plagosen dy efektivë. Si ndodhi ngjarja

506
Dy efektivë të policisë së Tiranës kanë mbetur të plagosur lehtë pas një aksidenti që ndodhi paraditen e sotme pranë stacionit të trenit.
Raportimet nga vendngjarja bëjnë me dije se dy efektivët po lëviznin me një motor të patrullës kur një i moshuar iu ka dalë përpara.
Për të shmangur të moshuarin, motori ka devijuar duke dalë jashtë rrugës. Dy efektivët e policisë kanë marrë lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sigal