Aksidentohet në Pukë deputeti Pjerin Ndreu

464
Deputeti socialist Pjerin Ndreu është aksidentuar ditën e sotme teksa lëvizte me makinë në aksin Fushë-Arrëz – Gjegjan. Makina me të cilën udhëtonte deputeti është përplasur gjatë lëvizjes me një tjetër mjet. Nga aksidenti mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Deputeti Pjerin Ndreu mësohet se ka qenë në Pukë për të ndjekur nga afër referendumin e PS.
Sigal