Aksidentohet makina e Ben Blushit

482
Aksidentohet makina e deputetit socialist Ben Blushi. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së mërkurës, në aksin nacional Pogradec Qafë­Thanë, në afërsi të fshatit Lin. Në automjetin me targa “TR 0611 L”, në pronësi të deputetit Blushi në momentin e aksidentit brenda ka qenë vetëm shoferi i tij dhe jo socialisti.
Mësohet se makina e Blushit është aksidentuar me një tjetër automjet, përplasja e të cilave ka sjellë vetëm disa dëme të vogla materiale. Policia e cila shkoi në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Sigal