Aksidentohet deputeti Tom Doshi në aksin Shkodër- Velipojë

432
SHKODER – Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi është përfshirë në një aksident rrugor mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër -Velipojë.
Makina tip AUDI me targa AA833JV brenda të cilit ndodhej deputeti Doshi u përplas nga mbrapa nga një automjet tip BMË, ndërsa deputeti po shkonte në banesën e tij në fshatin Trush të Shkodrës.
Lajmi është konfirmuar nga policia dhe fatmirësisht nga aksidenti nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Policia e Shkodrës nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. 
Sigal