Aksidentohet 26-vjeçari shqiptar në Itali

435
Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Ravena të Italisë. Aleksandër Ferhati, u përfshi në një aksident ku u përplasën tre makina, një “Volkswagen Polo”, një “Peugeot 306” dhe një “Peugeot 206”. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30 të mëngjesit, ndërsa 26-vjeçari shqiptar ishte në makinën tip “Volkswagen Polo”.

I riu shqiptar po shkonte në punë drejt Rovenës, ku punonte si mekanik. Sipas rindërtimit të aksidentit, Ferhati është përplasur kokë më kokë me makinën “Peugeot 306”, e cila drejtohej nga një 60-vjeçar. I moshuari në mënyrë të pa shpjeguar po ecte në korsinë e kundërt. Në aksident u përfshi edhe një 36-vjeçar me “Peugeot 206”.
Sigal