Aksidentohet 11-vjeçarja teksa kalonte rrugën në Pogradec, dërgohet me urgjencë në spital

499
Një aksident me pasojë plagosje është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Pogradecit.

Një 11 vjeçare është plagosur pasi u përplas nga një automjet në aksin Pogradec-Drilon.

11-vjeçarja me inicialet O.B, u transporua menjëherë për në spitalin e Pogradecit dhe është nën kujdes mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Ndëkohë policia shoqëroi drejtuesin e mjetit 67-vjeçarin T.P. në komisariat.

“Fëmija me iniciale O.B, banues në Buçimas u godit nga një mjet i drejtuar nga një 67 vjeçar.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat ndërsa shtetasja O.B, u transportua në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit” shkruhet në njoftimin e policisë.
Sigal