Aksidentohen punonjësit e gardës, plagoset në kokë njëri prej tyre

468
Një makinë me punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë është përplasur, duke lënë të plagosur njërin prej tyre. Aksidenti ka ndodhur afër Urës së Farkës, shkak i të cilit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit. Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke plagosur në kokë njërin prej punonjësve. Ky i fundit është ngritur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, por plaga në kokë është e dukshme. Ndërkohë, janë njoftuar për ngjarjen policia dhe ambulanca. 
Sigal