Aksidentohen prindërit me 2 fëmijët në Durrës, ishin mbi karrocë kur i përplasi makina

477
Një makinë ka përplasur nga prapa një karrocë me kalë, ku udhëtonin dy prindër me dy fëmijët e tyre të mitur, e si pasojë kanë mbetur të aksidentuar të katër anëtarët e familjes.

Aksidenti është regjistruar një ditë më parë në segmentin rrugor Bisht Kamëz – Katër Rrugët e Fllakës, në Durrës.

Policia arrestoi shtetasin I. Kola (Kala) 32 vjeç, banues në Durrës i cili po drejtonte mjetin tip “Opel”. Sipas policisë, ai ka goditur nga mbrapa mjetin (karrocë) me 4 goma që tërhiqej nga një kalë me drejtues shtetasin A. Sh. 42 vjeç, banues në fshatin Erzen, Durrës.

Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i karrocës, bashkëshortja e tij shtetësia H.Sh. 27 vjeçe, dhe fëmijët e tyre K.Sh. 6 vjeçe dhe K.Sh. 4 vjeç, të cilët kanë qenë në karrocë.

Raportohet se të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve hetimore të kryerja rezultoi se shtetasi Ismet Kola nuk kishte leje drejtimi. Ndaj tij rëndojnë dy akuza: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Sigal