Aksidentohen dy të rinj nga Kosova në Durrës

464
Një automjet është përplasur te rrethrrotullimi i plazhit të Durrësit, pasi humbi kontrollin e mjetit. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes, në orën 05.25 në lagjen Nr.13 Durrës.
Automjeti tip “Citroen” me targa të Kosovës RKS 01-430 GB me drejtues shtetasin B.K. 19 vjeç, banues në Kosovë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me rrethrrotullimin te Plepat.
Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i tij shtetasi A.F. 19 vjeç, banues në Kosovë, të cilët janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Durrës. Mësohet se dy të rinjtë ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Sigal