Aksidentohen 3 femra në Vlorë, pranga shoferit 29-vjeçar

489
Sigal

Nje aksident me 3 te plagosur ka ndodhur mbremjen e djeshme ne një rrugicë të fshatit Novoselë, ku dy makina jane perplasur me njera tjetren.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Eridjon Qarri, 29 vjeç.

Sipas njoftimit policor, arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.08.2018, rreth orës 23:30, në një rrugicë të fshatit Novoselë, Vlorë, ky shtetas duke udhëtuar me mjetin e tij Renault me targë AA 497 LF është përplasur me mjetin tip Alfa me targë AA 849 HF, me drejtues shtetasin O.N, 28 vjeç, banues në Novoselë, ku si rezultat i përplasjes kanë mbetur të dëmtuar tre shtetaset e mëposhtëme:

1- A.N, 24 vjeçe
2- S.A, 44 vjeçe
3- V.H, 43 vjeçe,

të tre shtetaset me banim në Novoselë. Të dëmtuarat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale Neni 290 dhe 291 të Kodit Penal.