Aksidenti, vështirësohen kërkimet në lumin Valbonë për 42-vjeçarin

464
TROPOJË – Polumbarët, policia dhe banorët e zonës së Fierzës në Tropojë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 41-vjeçarit Shan Pjetri, i cili pas një aksidenti automobilistik në urën e Dragobisë rezulton i zhdukur në ujërat e lumit Valbona.
Shkrirja e dëborës gjatë kësaj periudhe ka bërë që prurjet në lumë të shtohen e kjo vështirëson punën e polumbarëve për gjetjen e trupit.
Mesnatën e së dielës duke u gdhirë e hëna, automjeti ku udhëtonte 41-vjeçari me tre persona të tjerë përfundoi në ujërat e lumit Valbona në Tropojë.
Për pasojë gjeti vdekjen 40-vjeçarja Shpëtime Lilaj, si dhe mbetën të plagosur rëndë Albert Hysaj 31 vjeç dhe Shqiponja Mustafa. 
Sigal