Aksidenti tragjik në Kurbin, tre personat që humbën jetën ishin fëmijë!

428
Policia ka dhënë zyrtarisht informacion në lidhje me aksidentin tragjik në fshatin Adriatik të Kurbinit, aty ku humbën jetën tre të rinj.
Sigal

Policia sqaron se të rinjtë e vdekur janë të moshave 22, 20 dhe 17 vjeçare. Dyshimet e para të hetuesve janë tek shpejtësia tej normave të lejuara dhe një devijim i papritur i automjetit, i cili ka bërë që drejtuesi të humbë kontrollin e të bjerë nga ura drejt e në kanalin aty pranë.

Policia ka bërë zyrtarë dhe inicilaet e tre djemve që kanë humbur jetën.

Informacion paraprak i policisë:

Më datë 01.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip Lancia me targë AA 389 MO, i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.