Aksidenti tragjik në Krujë u shkaktua nga një mjet tjetër, arrestohet 22 vjeçari

598
Dalin detaje të reja të aksidentit tragjik të ndodhur pak para mesnatës së 6 shtatorit 2017 që i mori jetën dy të rinjve, ndërsa dy të tjetër mbetën të plagosur.

Makina në të cilën udhëtonin 4 të rinj doli nga rruga dhe u përplas me një trafik ndarëse në aksin Fushë Krujë-Thumanë.

Për këtë policia thotë se shkak ishte një makinë tjetër e cila është fërkuar me mjetin tip Volzvagen ku udhëtonin të rinjt. Më pas 28 vjeçari Roland Kacani, i cili drejtonte Volzvagenin ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me trafik-ndarësen.

Policia e Durrësit thotë se ka arrestuar shoferin e Benzit, Eduart Pica 22 vjeç, banues në Lezhë.

“Më datë 06.09.2017, rreth orës 23:40, në Derven, Krujë, në superstradën Fushë Krujë-Thumanë, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 085 RM, është fërkuar me mjetin tip Volzvagen me targa AA 166 LA ,me drejtues shtetasin R.K. 28 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi R.K. ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me trafik-ndarësen” informon policia.

Në spital humbën jetën shoferi dhe Altin Prendushi, 25 vjeç nga Lezha i cili ndodhen në vendin e parë të pasagjerit dhe ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve shtetasit Eduard Lamaj , 27 vjeç, banues në Laç dhe Bledar Dauti 31 vjeç, banues në Tiranë, pasagjerë të mjetit tip Volzvagen
Sigal