Aksidenti tragjik në Itali i merr jetën shoferes shqiptare

500
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 35-vjeçarje shqiptare në Itali. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën Trepuzzi-Leçe në shtetin fqinj.
‘Quotidianodipuglia.it’ shkruan se shqiptarja që ka humbur jetën është Alda Çela. Mësohet se ka qenë vetë viktima ajo që drejtonte mjetin, i cili për pasojë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin ndarës të rrugës, ndërsa shqiptarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sakaq, policia po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Për më tepër shihni fotot që vinë nga aksidenti tragjik, ku shihet që makina e shqiptares është shkatërruar totalisht.
Sigal