Aksidenti tragjik me motor, ekspertiza: Dy të rinjtë nuk kishin vënë kaska

416
Sigal

Në rast se Ergi Dini dhe Kejdi Halili do të kishin
vënë kaska mbrojtëse, jetët e tyre mund të ishin kursyer.




Ndonëse ata
nuk kanë qenë me shpejtësi të lartë, ekspertiza ka nxjerrë në pah se një
manovër e gabuar me motoçikletën dhe mungesa e skafandrave kanë qenë shkaku
kryesor i aksidentit tragjik.
 



Humbja e jetëve të dy të rinjve, njëri prej të cilëve
kishte fituar edhe një spektakël muzikor, ka shkaktuar reagime të forta në
rrjetet sociale.
 



Miq, të afërm, por edhe fansat kanë shprehur ngushëllimet
për Ergi Dinin, të cilin e cilësonin një talent me perspektivë për të ardhmen.




Por shoku i tij Kejdi Halili duket se e kishte parandjerë
ngjarjen tragjike pasi në rrjetet sociale kishte postuar një thënie të famshme
të filmave të garave me shpejtësi të çmendur: “Nëse një ditë shpejtësia më
vret, mos qani sepse kam qenë duke qeshur”.