Aksidenti tragjik/ Identifikohen dy shqiptarët që vdiqën në Itali

476
Sigal

Janë identifikuar dy shqiptarët që humbën jetën mëngjesin e djeshëm në Treviso, Itali.

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm kur makina ‘Golf’ me të cilën po udhëtonin dy shqiptarët është përplasur me murin e një kantieri në ndërtim.

Sot ‘Il Gazzetino’, shkruan se dy shqiptarët kanë humbur jetën pasi ishin duke udhëtuar pa rripa sigurimi.

Gjithashtu gazeta ka zbuluar emrat e plotë të viktimave.

Bëhet fjalë për  Rruzhdi Karrecin, 36 vjeç dhe Dorian Myftarajn, 24 vjeç.

Sipas policisë italiane, nëse dy shqiptarët do të ishin me rripa sigurimi, ata do të kishin shpëtuar.

Karreci sipas gazetës është një emër i njohur për policinë italiane, pasi ka qenë i arrestuar më parë për shpërndarje droge.

Të parët në vendin e ngjarjes kanë qenë disa shoferë, të cilët u kanë dhënë edhe ndihmën e parë dy shqiptarëve, ndërsa kanë njoftuar edhe ambulancën e policinë.

Por edhe pse është ndërhyrë shumë shpejt, dy shqiptarët nuk kanë mundur që të mbijetojnë.