Aksidenti në Skrapar, zbardhen dëshmitë e nxënësve: Makina u rrokullis 4 herë, përjetuam…

78
Zbardhen disa nga dëshmitë e vajzave të aksidentuara një ditë më parë në fshatin Vëzhezhë të Skraparit.
Erika Kuqali, 16 vjeçe, ka pësuar një frakture në shpatull dhe është një prej 10 nxënësve që udhëtonin nga fshati Vërzhezhë, drejt qytetit të Çorovodës, pasi ne fshat nuk ka shkolle të mesme.
“Makina u rrokullis katër herë pasi doli nga rruga dhe përfundoi në Përrua. Kemi përjetuar momente të vështira, frike. “
Së bashku me të në dhome ndodhet dhe Anxhela Kapllani, e cila ka pësuar një frakturë në këmbë. Ajo thotë se në makinë në momentin që mikrobuzi doli nga rruga në të ndodheshin rreth 26 persona, të gjithë nxënës shkolle.
Nga ana e saj policia e Beratit deklaroi se mbrëmjen e djeshme se arrestoi drejtuesin e mjetit, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.