Aksidenti në Skrapar, Ministria e Shëndetësisë: Nëntë nxënësit e plagosur, jashtë rrezikut për jetën

620
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë detaje mbi gjendjen e nxënësve të plagosur ditën e sotme në Skrapar. Duke theksuar se kjo ministri po ndjek nga afër gjendjen e të plagosurve në aksidentin e ndodhur në aksin Berat-Skrapar pranë fshatit Vërzhezhë, thuhet se “9 të rinj nga mosha 14 deri në 18 vjeç janë plagosur dhe aktualisht po trajtohen në spitalet e Çorovodës, Beratit dhe Tiranës”.
Një 16-vjeçare me frakturë të femurit të majtë me spostim dhe klavikulës është transportuar me helikopter në spitalin universitar të Traumës dhe aktualisht do të kryhet ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e specializuar të këtij spitali.
Dy të rinj po trajtohen në spitalin e Çorovodës, ndërsa 5 të rinj po trajtohen në spitalin e Beratit.
Të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe po trajtohen nga ekipet e specializuara të mjekëve.
Sigal