Aksidenti në Skrapar, 10 te lënduar, një i plagosur drejt Tiranës, detajet

728
Aksidenti në Skrapar, 10 te lënduar, një i plagosur drejt Tiranës

Një nxënes po transportohet në drejtim të Tiranës me helikopter pas aksidentit të mengjesit të sotshëm në një fshat të qarkut të Beratit. Ajo është 18 vjeçarja R.K.
Gjatë aksidentit në Berat, një mikrobus ka dalë nga rruga në fshatin Verzhezhë, sduke shkaktuar disa të plagosur të cilët janë dërguar në spitalin e Skraparit dhe Beratit
Mikrobusi me traga AA 445 KE me drejtues A.H. ka qenë duke transportuar disa nxënës shkolle në këtë zonë për në shkolen e Çorovodës, nxnesit ishin të moshës 14-18 vjeçarë.
Dyshohet se mjeti ka reshqitur në rrugë dhe ka rënë duke sjellë edhe aksidentin fatal.
Shoferi ka humbur kontrollin duke transportuar femijët e fashtit të Skraparit. Ne furgon ishin 15 nxënës.
Në spital kanë mbërritur dy të plagosur ndërkohë që dy të tjerë janë rrugës. Thuhet se janë 10 të plagosur nga ky aksident.
Ja njoftimi paraprak i policisë së qarkut Berat
Në orën 07:35, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A.H, që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga.
Për pasojë nxënësit E.K, 17 vjeçe , A.K, 17 vjeçe, R.H, 17 vjeç dhe B.H, 17 vjeç po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja R.K, 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Sigal