Aksidenti në Shkoder, plagoset rëndë shoferi

589
Mbremjen e së hënës ka ndodhur një aksident i rëndë në Shkoder. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit në lagjen “Salo Halili” Shkodër.
Sipas njofimit të uniformave blu në vendngjarje kanë shkuar menjëhere shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip Volksëagen me drejtues mjeti shtetasin, A. M. 39 vjeç, banues në lagjen Salo Halili, i cili si rezultat i përplasjes ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, është përplasur me mjetin tip Benz me drejtues shtetasin A. G. 41 vjeç.
Drejtuesi mjetit tip Benz u shoqërua në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Sigal