Aksidenti në Pogradec/ Shkon në 9 numri i të plagosurve, 2 me urgjencë drejt Tiranës

601
Sigal

Ka shkuar në 9 numri i personave të plagosur në aksidentin e ndodhur në afërsi të rrugës së ish minierës së qymyrit të fshatit Vërdovë.

Mësohet se të 9 të plagosurit ishin në mjetin tip Land Rover. Ata udhëtonin nga Kalivaçi në drejtim të Pogradecit.

Aksidenti ka ndodhur rreth mbrëmë orës 20.30 të mbrëmjes, në vendin e quajtur “Varret e grekut”, ku një automjet tip ‘Fuoristradë’ me 8 persona që udhëtonin në të, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Sipas të dhënave të para, personat e aksidentuar janë të moshës nga 30-35 vjeç.

Të aksidentuarit janë trasportuar për në spitalin e Pogradecit, dhe njëri prej të plagosurve me dëmtime më të rënda pritet që të niset drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Burime pranë ngjarjes thanë se aksidenti ndodhi në kushtet errësirës dhe një furrie shiu që “pushtoi” për disa minuta qarkun juglindor