Sigal

Aksidenti me vdekje që ndodhi sonte në aksin Korçë-Pogradec, ka krijuar një situatë jo të këndshme, ndërsa viktima prej gati një ore, qëndron i shtrirë në rrugë. Policia e qarkullimit po kryen veprimet në vendngjarje, por trupi i pajete i 27-vjeçar, ende nuk po transportohet drejt morgut te spitalit te Korçës.

Si pasoje e aksidentit, rruga nacionale është bllokuar në të dyja senset. Për pasoje është krijuar radhë kilometrike si ne drejtim te Pogradecit po ashtu edhe ne drejtim të Korçës.

Njoftimi i plotë i Policisë

Më datë 26. 09. 2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë fshatit Sovjan, shtetasi D. M, duke drejtuar mjetin tip “Golf” me targa AA431 FI, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin T.H, rreth 27 vjeç, banues në Sovjan, këmbësor në rrugë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi D. M., është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit për kryerjen e mëtejshme të veprimeve proceduriale.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.